Këngëtarja Zaimina Vasjari ka vendosur të mos fshihet më!
Përmes një foto të publikuar në Instagram ajo ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë së saj dhe gjithashtu dhe shkruar se është thuajse 6 muajshe. Megjithatë në foton e fundit të publikuar prej ajo duket më në formë se kurrë duke e fshehur më së miri barkun e rrumbullakosur.
Gjatë ditës së sotme këngëtarja Zaimina Vasjari është vënë në qendër të vëmendjes mediatike pasi në emisionin “Pop Culture” u diskutua shtatzënia e saj. Në intervistën e moderatorit Kelvi Kadilli me gazetaret që janë në pritje të ëmbël Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli biseda është fokusuar edhe tek Zaimina.
Sipas Duros, Vasjari ka hyrë tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Megjithatë këngëtarja ka nxituar të publikojë gjatë ditës së sotme një video në të cilën shfaqet më një fustan mbrëmje mjaft elegant duke pozuar për fotografin, Juxhin Kurti.
Gjithsesi edhe në këtë video dallohet barku i fryrë dhe fotografi e thërret “mama seksi”. Zaimina tashmë është zyrtarisht e fejuar me partnerin e saj prej vitesh tashmë. Zaimina dhe i fejuari i saj biznesmen kanë kaluar një lidhje të gjatë, ku njëfarë periudhe edhe janë ndarë.
Megjithatë pas bashkimit pas tyre këngëtarja u pa shumë pak në rrjete sociale duke mbajtur një profil mjaft të rezervuar. Sa i përket karrierës muzikore, nuk dihet se kur këngëtarja do të rikthehet me një material të ri muzikor, pasi të gjithë vëmendjen ja ka dedikuar biznesit të saj privat./Gazeta Express/
Diskutime rreth kësaj post