Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39-vjeçarin Neritan Pipa sot, pasi akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës, të cilën e ka mbajtur peng për disa orë në një banesë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. Por 39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai është një ish-sportist i Shkodrës që karrierën e vijoi edhe në Itali me skuadrën e San Giovannit. Sipas mediave italiane ai rezulton i arrestuar në vitin 2003 për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Ai është arrestuar më 19 tetor të vitit 2003 me urdhër të prokurorit Giacomo Gasperini kur ishte 25 vjeç për një ngjarje të ndodhur mes natës së 5 dhe 6 tetorit në rrugën Mbretëresha Elena në Rimini ku u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve vdiq disa ditë më vonë. Ai nuk jetonte në San Marino, por vinte vetëm për t’u stërvitur me ekipin e San Giovannit, skuadër tek e cila ishte anëtar.
Drejtuesit e ekipit flisnin në atë kohë për shqiptarin si një tip i heshtur, pak i shprehur edhe për shkak të mungesës së njohjes së mirë të gjuhës italiane, por në thelb korrekt.
Pas krimit të 5 tetorit Pipa luajti me San Giovannin në ndeshjen e 8 tetorit dhe më pas u zhduk. Nuk shkoi më në stërvitje dhe nuk u bë më i gjallë. Ekipi ishte gati të merrte masa disiplinore dhe të kërkonte një sulmues tjetër.
Neritani kishte pasur probleme edhe me punëdhënësin dhe kohët e fundit nuk gjendej më në banesën e tij në Rimini deri sa u arrestuar mëngjesin e së dielës së 19 tetorit 2003.
Ai u dënua nga shkalla e parë dhe e dytë por gjykata e Lartë anuloi dënimin e futbollistit shqiptar, të akuzuar për vrasje me dashje të një 27 vjeçari peruan, Efrain Fernando Carrillo Moscoso, i therur në një stacion autobusi në zonën begdetare natën e 5 tetorit 2003.
Gjykata Supreme vendosi të kishte një gjykim të ri për atë në Gjykatën e Apelit të Bolonjës. Ndërkohë që shqiptari u zhduk.
Diskutime rreth kësaj post