Zoti Edi Rama ne shtratin e Lumit Vjosa pikërisht tek pjesa që ndodhet ne Grykën e Këlcyrës, shtetasi Hari Lani ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të paligjshëm të burimeve natyrore kombëtare. Ai jo vetëm ka shfrytëzuar dhe dhunuar këto burime ujore por ka filluar te ngrej edhe mure betony brënda në shtrat të lumit Vjosë.
Pavarësisht se Ju si shtet jeni vënë në dijeni, nuk keni reaguar, duke mos ju përmbajtur si nismave ligjore për penalizimin e ndërtimeve pa leje por edhe të mesazheve anti ligjore që I përcillni qytetarëve të ndershëm shqiptarë. Ju drejtohemi Ju, që të merrni masa të menjëhershme për këtë barbari dhe shkelje flagrante ligjore si nga ana e shtetasit Hari Lena por edhe nga ana Juaj si shtet. Ne pritje të reagimit tuaj,
Brizida Gjikondi, Alida Karakushi, Eda Zari, Elina Duni, Sokol Cunga, Andi Tepelena, Mero Baze, Erion Kristo, Lavdosh Ferruni, Adriatik Lapaj, Arlind Kote, Martin Gjonaj, Rezarta Caushaj, Ervin Goci, Pano Sako, Artan Manushaqja
Diskutime rreth kësaj post