Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Torovicë-Malecaj në afërsi të Lezhës pak minuta më parë. Rënia e një masivi shkëmbor ka zënë poshtë një automjet tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, shërbimit zjarrfikës si dhe një autoambulancë.
Burime policore bëjnë të ditur se të tre viktimat udhëtonin me automjetin e zënë poshtë nga shkëmbi. Asnjë prej tyre nuk ka mundur të dalë nga makina në momentin e shkëputjes së gurëve, duke bërë që të humbin jetën tragjikisht.
Reshjet e shiut të rëna gjatë paradites së kësaj të shtune kanë nxitur rënien e gurëve në këtë pjesë të rrezikshme të Torovicës së Lezhës. Megjithatë do të jetë grupi hetimor që do saktësojë shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.
Diskutime rreth kësaj post