Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit në sajë të një operacioni të koduar “postieri” pasi dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike “kokainë” në lokalet e natës.
Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar si Hektor Psatha 38 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se 38 vjeçari shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një automjet tip Toyota Yaris dhe 2 telefona celularë.
Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Diskutime rreth kësaj post