Ndërtimet brenda parkut të Butrintit, kanë sjellë së fundmi edhe reagimin e politikës, ku deputetët e opozitës pretendojnë se janë të paligjshme edhe prekin muret historike të këtij parku.
Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka pohuar se nuk ka asgjë të paligjshme, sot kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar se banditizmi ka ‘pushtuar’ Butrintin.
Reagimi i Petrit Vasilit
Banditizmi korruptiv qeveritar dhunon Butrintin.
Europa ka parë ditët e saj më të errëta ne Mesjetë.
Shqipëria po përjeton tani mesjetën më të zezë me këtë qeverisje, sepse ka shkollëpakun në krye të qeverisë.
Banditizmi korruptiv që sundon në qeverisje nuk po kursen as Butrintin, këtë monument madhështor të arkeologjisë.
Për shkollëpakun në krye të qeverisë, që po betonon pa mëshirë Butrintin, qoftet dhe sufllaqet e kioskave janë më me vlerë se vlerat madhështore të Butrintit mijëravjeçar.
Diskutime rreth kësaj post