Ata janë partnerë serioz dhe preferojnë t’i marrin gjërat ngadalë kur vjen puna te seksi. Në momentin kur ndjen se mund t’i besojë plotësisht të dashurit/ës, bricjapët do të shfaqin të gjitha tiparet e fshehta të karakterit të tij.
Ata nuk e kanë mendjen vetën te seksi, por gjithashtu dëshirojnë të jenë i dashuri perfekt, më i miri që keni pasur ndonjëherë, pavarësisht se sa praktikë duhet, apo sa ia dalin ta bëjnë këtë.
Bricjapët janë shumë të frenuar në lidhje me intimitetin fizik, derisa të ndihen të qetë dhe të sigurt me partnerin.
Ata nuk janë të mirë në situatat rastësore dhe kjo është një arsye që i bën ata të mos marrin asnjëherë iniciativë të parët. Bricjapët duan të jenë vetvetja, të pranohen dhe të duhen ashtu siç janë.
Diskutime rreth kësaj post