Nga Gentian Gaba
Zakonisht ambasadorët, dhe diplomatët në përgjithësi, janë persona që mendohen gjatë përpara se të mos thonë hiçgjë. E lips roli i tyre dhe tradita që përcakton ky funksion i lashtë në marrëdhëniet midis shteteve.
Tek ne ndodhë e kundërta. Ambasadorët flasin troç, madje shqip.
“Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg. Si do t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit të organizuar?” – Kështu foli Lu, shqip, pastër pa gabime.
Nuk do të them se deklarata e ambasadorit amerikan erdhi me vonesë, por ndoshta vetë Godot do të kishte thënë: Më në fund!
Jo se nuk kishte folur më parë. Jo se nuk kishte artikuluar ato emra që bëjnë të dridhen burra, gra dhe institucione të këtij shteti. Jo se nga Rrësheni i bëri rimë liderit të opozitës. Por sepse ato deklarata, me ato tone, në një këndvështrim pak më të guximshëm, ngjasojnë edhe me me një mea culpa.
Po, Lu ndryshoi mënyrën se si po “luan” me qëndirmet e tij sepse është në një moment kritik të detyrës në Shqipëri; pasi është jo vetëm i vetdijshëm se ndërvarësia midis politikës dhe krimit të organizuar nuk përkon me statusin e anëtarit të NATO-s që ne gëzojmë, por gjithashtu sepse kjo ka ndodhur gjatë mandatit të tij.
Për atë çfarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë strategjikisht dhe gjepolitikisht; për atë rolë që ne, qytetarë dhe politikanë, i japim burrave që vijnë këtu të veshur me viza dhe yje; yankee-it nuk janë vetëm përfaqësues të një shteti, por përgjegjës të një rendi në të cilin Shqipëria duhet të qëndrojë, dhe kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe nga Lu si nënpunës i administratës amerikane.
Kur mandati i Lu-së do të mbarojë këtë dhjetor, dhe atij do t’i duhet të bëjë një bilanc për vitet e detyrës të ushtruar në këtë vend, çfarë do t’i thotë ambasadori amerikan eprorëve të tij në Departamentin e Shtetit kur do të lindin pyetjet: Ku ishit ju kur Shqipëria u kanabizua? Ku ishit ju kur Shqipëria u kthye në një territor ku lulëzon krimi i organizuar? Ku ishit ju kur beteja për me Reformën në Drejtësi endej në moçalet e politikës shqiptare?
Natyrisht, ambasadori amerikan nuk është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i këtyre fenomenveve, por detyra dhe roli i tij kërkon që ai të mos jetë aspak diplomatik nëse gjatë mandatit të tij ka një degradim të rednit dhe sigurisë.
Donald Lu ka kuptuar se nuk mund të ketë besë tek ata që luftojnë në një llogore me atë ditën dhe kërkojnë mbështetje nga klanet kriminale natën.
Ku ishit ju zoti Lu?
Kjo pikëpyetje shqetëson ambasadorin amerikan dhe paaftësia për t’i dhënë një përgjigje në lartësinë e detyrës së tij shkakton këto fshikullima publike ndaj politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve.
Sakaq, duket se në tre muajt e tij të fundit në selinë e rrugës së Elbasanit, ambasadori do të mbajë qëndrimet e munguara në tre vite e shkuara; nëse e bënë, do të ishte një mesazh shpresdhënës, sidomos për banorët e qytetit në të cilin ajo rrugë shpie.
Diskutime rreth kësaj post