Një autobus i linjës Tiranë-Sarandë është përplasur me dy automjete, ku një persona ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Lushnje- Fier, në afërsit të fshatit Vajkan. Paraprakisht, shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë dalja e pakujdesshme e autobusit nga shesh pushimi ku ishte ndalur për zbritjen e pasagjerëve.
Drejtuesi i autobuzit Elidon Lona nuk e ka parë makinën tip Sudi që po vinte në të njëjtin drejtim me të, shkruan AbcNews.
Për pasojë është përplasur me Audin dhe një mjet tjetër të parkuar në anë të rrugës. Policia arrestoi drejtuesin e autobusit ndërsa drejtuesi i Audit u dërgua në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar dëmtime nga ky aksident.
Diskutime rreth kësaj post