Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari është shtatzënë dhe për pak muaj pritet të mbajë në duar fëmijën e saj të parë.
Këngëtarja, e cila së fundi ka qëndruar larg botës muzikore duke ju përkushtuar bizneseve të saj, nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë fakt, madje thuhet se ajo ndodhet jashtë Shqipërisë. Zajmina nuk ka folur por mikeve të saj duket se i ka “rrëshqitur” goja.
Të ftuara në Pop Culture, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, gjatë rrëfimit për shtatzëninë e tyre, nxorën dhe sekretin e Zajminës.
Gazetarja Duro për një moment tha: “’Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?” – pyeti ajo si me dyshim duke lënë të nënkuptohet se është në këtë muaj.
E po kaq “misterioz” ka qenë edhe i dashuri i saj për të cilin ajo nuk ka folur asnjëherë. Së fundi mediat publikuan edhe fotot të biznesmenit nga Durrësi, i cili merret me sipërmarrje të shumta, me të cilin thuhet se ka edhe fëmijën.
Fotot e para të partnerit të saj, të cilin këngëtarja e ka ruajtur larg syrit kureshtarë me shumë fanatizëm, u zbuluan gjatë festës së ditëlindjes së Zajminës.
…Mesa duket bukuroshes seksi i kanë mbetur edhe tre muaj përpara se të marrë në krah fëmijën e saj të parë.
/Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post