Koordinatori Kombëtar për bashkëqeverisje, Saimir Tahiri foli sot per angazhimin e tij ne lidhje me platformen e qeverise per te bashkeqeversisur me qytetaret.
“Sa më e gjatë koha në pushtet aq me e madhe bëhet arroganca. Tani kemi qeveri, kemi ligje i kemi të gjitha. Tani kemi fituar vetëm me njerëzit. Sot kemi përgjegjësinë më të madhe. Ose të mbyllim sytë për njëri- tjetri, ose të çlirohemi nga gjithçka që është pengesë për njerëzit. Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël, por nëse shfrytëzohet sikur duhet mund të jetë rruga e jonë me e mirë. Ti bindim se e kemi seriozisht kur t’i dëgjojmë njerëzit”, tha Tahiri, duke i kthyer keshtu pergjigje edhe vete kryeministrit Edi Rama, i cili dje i kerkoi atij të jepte kontributin dhe eksperiencë e tij për të çuar përpara mekanizmin që kjo qeveri do të marrë.
Diskutime rreth kësaj post