Moti i keq me erë të fortë e shira ka përfshirë qytetin e Kukësit në këtë pasdite dhe gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa disa pemë janë thyer si pasojë e stuhisë.
Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre ishin të pranishme dallgë. Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.
Nuk është raportuar për ndonjë problematikë tek popullata përvec ndërprerjeve të shkurta të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.
Ndërkohë në mesnatë priten reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës do të ulen ndjeshëm për këto zona .
Diskutime rreth kësaj post