Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 9 anëtarë. Edhe gjyqtari Andi Çeliku, të cilit i përfundoi mandati në muajin qershor, dha dorëheqjen nga detyra.
Në të njëjtën kohë me Çelikun, mbledhja e gjyqtarëve deklaroi në qershor mbarimin e mandatit edhe për 4 gjyqtarë të lartë: Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj dhe Arjana Fullani.
Të katërt ata i paraqitën kërkesa individuale kryetarit të gjykatës Xhezair Zaganjori për dorëzimin e detyrës si anëtare. Në këto kushte, thotë zyra e shtypit, kryetari i gjykatës ka njoftuar presidentin e Republikës, ashtu sikurse ka vepruar edhe për rastet e mëparshme.
Më herët, në një intervistë për Top Channel kryetari i Gjykatës së Lartë njoftoi se ky institucion kishte ngelur me numrin më të ulët të gjyqtarëve në historinë e tij, duke hyrë në kolaps.
Por numri i ulët i gjyqtarëve sjell gjithashtu edhe shtimin e stokut të dosjeve që presin për t’u gjykuar, ndërkohë që për dosjet e të gjithë gjyqtarëve që kanë dhënë dorëheqjen për shkak të përfundimit të mandatit do të hidhet një shorti i ri për të caktuar pasuesit.
Diskutime rreth kësaj post