Trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar për TVSH sot humbjen 3- 0 përballë Spanjës, duke thënë se skuadra e tij krijoi pesë raste.
Na ke çuditur me formacionin titullar…
Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë patëm pesë raste për të shënuar.
Në pjesën e dytë kishim formacion më të mirë. Ndodhi në Maqedoni edhe sot…
Ndryshova sistemin e 4-3-3 për ti dhënë më shumë shtysë skuadrës. Doja të bëja një ndryshim më shumë.
Debuton Balliu që u grumbullua vetëm një ndeshje më parë…
Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë për ti dhënë shansin lojtarëve të tillë. i dhashë mundësinë një lojtari të ri. Nuk u ndodh të gjithëve të krijojnë pesë raste përballë Spanjës.
Diskutime rreth kësaj post