Ka rezultuar fals alarmio i sotëm për një valixhe pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Ngjarja e cila u raportuar rreth orës 13:00 mori vëmendjen mediatike ndërkohë që forca të shumta policore dhe xheniere rrethuan zonën duke ngritur edhe perimetrin e sigurisë.
Valixhja me ngjyrë të zezë u verifikua përmes një shpërthimi të kontrolluar nga ana e efektivëve anti-eksploziv.
Teksa është hapur nga policia, ka rezultuar se valixhja ka qenë bosh. JavaNews sjell mëposhte përmes fotografive, momentet e ngjarjes.
Alarmi i sotëm mësohet të jetë dhënë nga vetë ambasada e SHBA-ve, ndërsa kamerat e sigurisë do të zbardhin edhe pronarin e valixhes, që e kishte braktisuar atë vetëm 5 metra larg murit rrethues.
Diskutime rreth kësaj post