Derisa Kosova ende nuk e ka zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, dhe si pasojë e kësaj ka mbetur peng e liberalizmit të vizave, këtë problem nuk e ka Norvegjia me Finlandën.
Në veriun e Evropës fqinjët janë me sa duket mjaft zemërgjerë me njëri- tjetrin: Dy norvegjezë janë të gatshëm që për ditën e festës kombëtare, 100 vjetorin e pavarësisë t’i dhurojnë vendit fqinj, Finlandës një mal, po një mal të vërtetë, raporton “DW”.
Kjo dhuratë do të ishte shumë e mirëseardhur nga finlandezët, pasi që do të kishte majën më të madhe në vend, që për momentin i takon norvegjezëve.
Norvegjezët kanë shprehur dëshirën t’i bëjnë dhuratë për 100 vjetor, derisa kjo zonë kufitare është e pabanuar me njerëz.
Edhe finlandezët thonë se do ta mirëpritnin, megjithatë, kufiri është formal, andaj nuk ka asnjë problem. Finlanda ka shpallur Pavarësinë më 6 dhjetor 1917 nga Rusia.
Duhet theksuar se kjo iniciativë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk është aprovuar për Malin Halti.
Diskutime rreth kësaj post