Drejtoria e Trupit Diplomatik duket se është në krizë dhe në prag të falimentimit, pasi i ka mbaruar buxheti, për shkak se janë bërë shpenzime të shumta.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik, Shpëtim Spahiu u ka komunikuar 30 punonjësve të ministrisë se janë larguar nga puna, për shkak se vendet e tyre janë suprimuar. Sipas shkresës së Spahiu, vendet janë shkurtuar për shkak se nuk ka fonde, sepse shpenzimet janë të mëdha dhe tani nuk ka më para në buxhet.
Por ky vendim ka gjetur reagimin e punonjësve të cilëve u janë dërguar letrat e largimit. Me anë të një letre të drejtuar drejtorit të Shërbimit, ministrit Ditmir Bushatit dhe kryeministrit Edi Rama, ata pretendojnë se largimet nga puna po bëhen vetëm për arsye politike e jo buxheti.
Më poshtë shkresa e punonjësve të Ministrisë:
Diskutime rreth kësaj post