Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për një nga të plagosurit mëngjesin e 1 tetorit në lagjen “Pavarësia”.
Gjykata kërkoi arrest me burg për Ferdinand Llanajn, 39 vjeç, i cili vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të plumbave të marrë.
Sipas gjykatës, Ferdinand Llanaj akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë që i përkiste atij. Llanaj dhe Bellaj po udhëtonin me mjetin e tyre “Mercedes Benz”, kur papritur ranë në një pritë të ngritur nga persona ende të paidentifikuar që qëlluan me breshëri në drejtim të tyre.
Dy të plagosurit u nxorrën nga automjeti në gjendje të rëndë nga persona që ndodheshin aty pranë dhe u dërguan për në spitalin e Vlorës, ku ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.
Diskutime rreth kësaj post