Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të parlamentit të Shqipërisë, ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh se tashmë vendi është nën terrorin e bandave.
Ai theksoi se përpos situatës në Elbasan, Shkodra është qyteti ku banorët janë nën terrorin e bandave.
“Po del e qartë si drita e diellit se Shqipëria është nën sundimin e plotë të drogës, qeveritarëve të drogës dhe të krimit, në këtë kontekst duhet të them se ajo që shpërthen në Elbasan, me agresive është në Shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset, se trafikantët bëjnë ligjin
Vlorën e patë vetë.
Deklarata ime është kjo Shqipëria ka një krye të meduzës dhe kreu i saj është Edi Rama”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post