Enea Bekteshi u arrestua sot nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit në Cërrik, pasi dyshohet se ishte shofer në ‘Audi’-in e blinduar që goditi makinën e policisë së zv/ drejtorit.
Ai ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi.
Enea Bekteshi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi sipas një dokumenti të siguruar nga Report TV pak ditë më parë, theksohet se më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshit, i cili u arrestua sot. Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime duke mos e përgjuar.
‘’Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore’’.
5 vite pas tërmetit të rëndë që goditi vendin, vijon rindërtimi në Durrës, ende ka familje të pastreha
Pesë vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, gjurmët e fatkeqësisë mbeten ende të dukshme në Durrës. Përtej kësaj, procesi...
Diskutime rreth kësaj post