Rrëfimi i 30–vjeçares: Si më shkatërroi botoksi
Kjo është Lisa Hind, një 30 – vjeçare e cila falë varësisë ndaj botoksit përfundoi me një vrimë gjigande në buzë, duke rrezikuar që të mbetet tërë jetën e shpërfytyruar.
Në një rrëfim për gazetën britanike “Daily Mail”, instruktorja nga Warrington, Cheshire, tregon se bashkëshorti i saj Steve, ka shpenzuar plot 43 mijë stërlina gjatë 8 viteve martesë, në mënyrë që Lisa të kryente ndërhyrje kirurgjikale.
30 – vjeçarja pranoi të martohej me 51 – vjeçarin, vetëm pasi ai nënshkroi një kontratë paramartesore për të paguar 450 stërlina në muaj për mbushjen e buzëve, make up gjysmë – permanent, seanca të rregullta solari, si dhe extension (zgjatje) të flokëve dhe thonjve.
Gjithçka ndryshoi kur ajo u rrëzua gjatë kohës që ndodhej me pushime në Spanjë. Si pasojë Lisa çau buzën dhe përfundoi me një vrimë të madhe në gojë, të cilën mjekët e kishin të pamundur për ta mbyllur, për shkak të sasisë së madhe të mbushjes të përdorur tek buzët.
Lisa kishte mbi 8 vite që i mbushte buzët në mënyrë të rregullt.
Ajo duhet të kryejë disa ndërhyrje për heqjen e mbushjeve, ndërsa ka dhimbje të tmerrshme në buzë dhe rrezikon që goja e saj të mbetet e shtrembëruar.
Pas këtij aksidenti, 30 – vjeçarja është betuar se nuk do të kryejë më kurrë ndërhyrje kirurgjikale.
“Isha e obsesionuar me operacionet plastike dhe personazhet e famshme. Por varësia ime ndaj botoksit dhe mbushjes së buzëve më la me buzë të shpërfytyruar dhe ekziston rreziku se goja ime do të mbetet tërë jetën e shtrembëruar. Dua t’u them të gjitha femrave që të t’i thonë jo operacioneve plastike”, deklaroi Lisa për “DailyMail”.
Diskutime rreth kësaj post