Policia e Vlorës ka gjetu në hyrje të plazhit të Zvërnecit trupin e pajetë të një 50 vjeçari, i identifikuar si shtetasi me inicialet A.J.
Policia vetë është njoftuar nga ana e qytetarëve të cilët e kanë parë në anë të rrugës 50 vjeçarin e shtrirë përtokë, pa shenja jete. Me të shkuar në vendngjarje, dhe pas hetimit të kufomës nga ana e autoriteteve shëndetësore, policia njofton se kemi të bëjmë me një rast të vetëhelmimit.
Informacion paraprak
Më datë 04.10.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një shtetas pa jetë. Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se : Në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë shtetasi A.J., 50 vjeç. Dyshohet se shtetasi të jetë vetëhëlmuar. Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanve të kësaj ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post