Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku si pasojë një person ka përfunduar në spital në gjendje të rendë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish parkut në Tiranë, ku siç raportohet nga dëshmitarët në vendngjarje një grua ka përfunduar në spital.
Gruaja mësohet se ka qenë e dëmtuar në pjesën e qafës dhe për këtë shkak bane një qafore, por përplasje me makinën tjetër mesa duket e ka përkeqësuar gjendjen e shëndetit të saj. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post