Dy të moshuar nga kryeqyteti janë përfshirë në një sherr mes tyre nëpërmjet telefonit, ku njeri prej tyre ka kanosur dhe ofenduar tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa policia bën me dije se ka ndaluar I.A 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë e shqetësuar shtetasin M.Ç vjeç 63, banues në Tiranë.
Burime për Noa.al, informojnë se konflikti mes dy pleqve ka nisur për shkak të pronës, ku 60 vjeçari akuzon 63 vjeçarin se i ka zaptuar pa të drejtë pjesë nga toka e tij.
I ndjerë i kërcënuar, M.Ç., ka raportuar ngjarjen në polici, duke çuar në arrestimin e 60 vjeçarit.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të I.A., për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes”.
Diskutime rreth kësaj post