Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetases A. G., në lagjen nr. 2, në Laç-Kurbin, ku është lënduar një 24-vjeçare.
Policia bën me dije se ka pësuar lëndime shtetasja M. G., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas uniformave blu, bombola e gazit ka qenë e vendosur në ballkonin e apartamentit, kur ka shpërthyer rreth orës 07:40.
Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post