Çaji forcon kockat
Konsumimi i të paktën tre filxhanëve çaj në ditë, ul me një të tretën rrezikun për fraktura të legenit. Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga “Framingham State University” në SHBA, të cilët thonë se çaji mund të kthehet në një armë të fortë kundër osteoporozës, sëmundje ku kockat bëhen të dobëta e të brishta.
Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.
Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikates antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës.
Por zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes.
Trashëgimia, përdorimi i duhanit e alkoolit janë disa prej faktorëve kryesorë që çojnë në prekjen nga osteoporoza. Po ashtu të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme dhe të çrregullt gjatë rinisë, rrisin rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.
Diskutime rreth kësaj post