Të enjten në parlament u zvhvillua një betejë e ashpër mes Ramës dhe Bashës për bandat kriminale dhe grupet e drogës që po mbajnë peng Elbasanin.
Kryeministri tha se Qyteti duhet çliruar nga bandat dhe ndëshkimi do të fillojë që nga policia: “Tani ne kemi filluar një fazë të re. E kemi paralajmëruar dhe po e implementojmë hap pas hapi, jo vetëm atyre të fortëve me status të veçantë nëpër feude nuk doi ndahemi lë të jenë ksh të jenë, le të kenë lidhje me kë të duan, nëse janë pjesë e rrjeteve kriminale ne do na kenë këmba këmbës.
Operacioni në Elbasan vazhdon dhe nuk mbaron, deri kur të vihen para përgjegjësisë të gjithë, qofshin të policisë, qofshin ato që janë pjesë e organizatave, që jam dakort se ai qytet duhet çliruar” u shpreh Rama. Por Lulzim Basha ndërhyri menjëherë duke thënë se Rama deklaron se do e fillojë nga policët, pasi ka frikë që të përmendë bandat: “Ti ke frikë të thuash organizatat kriminale të Elbasanit. Ke frikë ta thuash. E nise me policinë. Pra faji qenka i policisë. Pse ke frikë, mor kryeministër? Pse ke frikë? Kë ke në prehër ti që ke frikë të përmendësh togfjalëshin ‘organizatat kriminale të Elbasanit’. Ma thuaj kë ke frikë. Apo as në këtë sallë s’e thua dot. Ke frikë ndonjë këtu në sallë, PS apo PS Plus? Ke frikë ndonjërin? Fajin e paska policia dhe pastaj organizatat që duhet… Organizatat Kriminale! Krimi i organizuar në Elbasan që e menaxhon Qazim Sejdini yt, për hesapin tënd” deklaroi Basha.
Sipas opozitës dhe në deklaratat e Ramës dhe Berishës lihet të kuptohet qartë se qeveria e majtë ka marrë në mbrojte grupin criminal që ka si një nga aktorët kryesorë dhëndrin e Qazim Sejdinit.
Por, në fakt situata nuk është kaq bardhë e zi. Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha bandat e Elbasanit që konkurojnë mes tyre për tregun e trafikut të heroinës janë ndarë që prej vitit 1999 në dy kampe. Kur në pushtet vjenë PD-ja qytetin e marrin nën kontroll Çapajt, ndërsa kur qeveria ndryshon kahje, atë e mer grupi i strukturuar në bazë të lidhjeve miqësore që ka në krye Suel Çelën dhe dhëndrin e Qazim Sejdinit Sokol Sanxhaktarin.
“Gjëja që e bën të veçantë Elbasanin, është fakti që çuditërisht, grupet kriminale që marrin nën kontroll qytetin, ndryshojnë sa herë që ndryshojnë interesat politike në Shqipëri. Pra, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike 8 vjet, kontrolli i qytetit të Elbasanit ka qenë kryesisht nga fisi Çapja dhe rrjeti shoqëror i tyre. Ka qenë një grup i fuqishëm, të cilët tashmë kanë biznese ilegale, kanë disa lloje biznesesh, por mes tyre është një kompleks i shërbimit social ku përfshihen restorante, hoteleri… dhe është kompleksi ku kanë qëndruar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë. Ku qëndrojnë të gjithë politikanët kur shkojnë në Elbasan, ku qëndrojnë të gjithë personalitetet kombëtare që vijnë dhe luajnë në Shqipëri, sepse prej 4 vitesh Elbasani është bërë njëkohësisht dhe shtëpia e kombëtares. Ka qëndruar që nga Kristiano Ronaldo dhe merri me radhë të gjithë. “- ka thëenë Artan Hoxha në intervistën e dhënë për Tpz.al.
Ndërkohë gazetari ka përshkruar edhe grupin tjetër që fuqizohet kur në pushtet vjen e majta: “grupi tjetër, rivali i Çapjeve, sipas informacioneve të policisë, drejtohet ose bashkëdrejtohet nga Sule Çela, i cili me sa di unë ka dhe një emër tjetër. Është një person i skeduar, i njohur për autoritetet e drejtësisë shqiptare, i dënuar për vepër penale me pasojë vdekjen, po për vrasje, dhe po ashtu personi tjetër i cili akuzohet që është bashkëdrejtues i grupit. Është shtetasi Sokol Sanxhaktari… i cili në fakt është përplasur disa herë me drejtuesit e lartë të policisë të Elbasanit” Sipas Artan Hoxhës, ky grupim ndryshe nga Çapajt nuk ka një lidhje familjare që ta mbajë të bashkuar: “grupi tjetër, grupi rival i Çapajve, në ndryshim nga Çapjet, nuk ka si bazë të formimit të tij farefisin. Ai nuk ka lidhjet gjinore ose lidhjet e gjakut, siç e kanë tradicionalisht grupet shqiptare. Është një grup i cili ka më tepër lidhjet shoqërore. Pra nuk kanë lidhje gjaku, por kanë lidhje shoqërore. Politikanë, deputet drejtues të lartë policie, ministra, i kanë përdorur.
Kështu pra gjendja reale në Elbasan është shumë larg asaj që duket nga parlamenti. Grupet kriminale që janë forcuar aq shumë kanë pasur mbështetje të fortë politike. Ato janë tkurur apo bymehur në në dëm të njëra tjetërs në bazë të lidhjeve politike që kanë pasur dhe në basë të ndryshimit të pushtetit politik.
Diskutime rreth kësaj post