Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur në orën 10:00, por përveç TVSH-së, e cila është e vetmja që ka mundësinë për të prodhuar sinjal transmetimi nga Kuvendi, asnjë media nuk e transmeton për shkak se TVSH ka vendosur tarifa dhe nëse televizionet duan sinjal ta transmetojnë, duhet të paguajnë.
Këtë e ka ngritur si shqetësim në seancë edhe deputeti i PD e njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edmond Spaho, i cili kërkoi madje edhe ndërprerjen e seancës. “Media është prezente nuk ndërpritet seanca”, iu përgjigj kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur kthim në vitet 96-97, vendimin e TVSH për dhënien me pagesë të sinjalit të transmetimit të Kuvendit.
“Jemi në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, kthimit në një temupll pa gojë, ku sa të jetë e mundur duhet në sytë e qytetarëve të mos transmetohen debatet, është trembur nga debati ka bërë gjithçka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet.
Atentati më i madh që i është bërë komunikimit me qytetarët është errësimi i sinjalit, fjalës për mediat e rëndësishme shqiptare, po të jetë për këtë qeveri ne jemi shumë të lumtur, për ju është ngjarje tragjike, jemi kthyer në vitet 97 ku kemi pasur vetëm TVSH, tani erdhi koha e një media të vetme. Mënyra e organizimit të tij, kapja janë të tepërta, jemi kthyer në situatën e vitit 96-97”, tha Vasili.
Diskutime rreth kësaj post