Trupat britanike, hapën zjarr kur një makinë doli drejt pozicionit të tyre duke lënë kështu të vdekur dy ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Në videon e rrallë të publikuar nga Associated Press thuhet trupat britanike po ofronin siguri për rreth 50 serbë që kishin marrë strehim në një ndërtesë aty pranë, gjersa në rrugë mijëra shqiptarë etnikë po festonin duke valëzuar flamurin kombëtar dhe atë të Amerikës.
Një nga ish ushtarët e UÇK-së vdiq në vendngjarje, gjersa tjetri ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Në këtë incident u plagosën rëndë edhe dy persona të tjerë.
Për më shumë shihni pamjet e rralla të kapura nga AP:
Diskutime rreth kësaj post