Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Viktima sipas medieve në Kosovë është 28 vjeçari nga komuna e Ferizajt me inicialet V.Q.
Familja e të ndjerit është njoftuar të premten për ngjarjen, sipas Klan Kosovës, ndërsa ende nuk dihen më shumë detaje.
Nga lufta në Siri dhe në Irak kanë humbur jetën disa shqiptarë, mes tyre edhe Lavdrim Muhaxheri në muajin qershor.
Shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale luftuese.
Përveç shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post