Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias. Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë është kryeministër, jo se kanë vlerë artistike. GSH.al sjell artikullin e Artsy.net, ku gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.
“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë.Vizatimet janë bërë në dokumentat dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”
Në shkrim, sillet edhe njëherë në vëmëndje një shprehje e Ramës për The Guardian, “Nëse arti nuk e bën politikën më të arsyeshme, politika me çmendurinë e saj, mund ta bëjë artin më të mirë”.
Diskutime rreth kësaj post