Ky robot do të jetë në gjendje të iu ndihmojë të merrni vendime Shkencëtarët kanë krijuar një robot të inteligjencës artificiale të quajtur Nigel, që së shpejti do të jetë në gjendje të ndihmojë përdoruesit në marrjen e vendimeve politike.
Megjithëse krijuesit e tij janë të bindur se roboti do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të merrni këto vendime të rëndësishme në të ardhmen. Nigel është krijuar nga hulumtuesit nga kompania Kimera Systems.
Duke folur për BBC, Mounir Shita, themeluesi i Kimera Systems, tha: “Ne duam që ju t’i besoni Nigel-it, ne duam që Nigel të dijë se kush jeni dhe t’ju shërbejë në jetën e përditshme.”
Pasi Nigel mëson, ai bëhet i vetëdijshëm për nevojat personale të njerëzve dhe e kupton kontekstin e aktiviteteve të tyre.
“Shpresojmë se ai do të fitojë njohuri të mjaftueshme për t’ju ndihmuar në diskutimet politike dhe zgjedhjet”, tha Shita. Nigel është ende në fazat e hershme të zhvillimit, por studiuesit janë optimistë për përdorimin e tij në të ardhmen.
Diskutime rreth kësaj post