Le të bëjmë një lojë. Shikoni zinxhirin e xhinseve. Do të lexoni shkronjat YKK.
Nëse nuk është e vërtetë, jeni gjysma tjetër e botës dhe zinxhiri juaj mund të ketë të shkruar SBS, SLIK etj. etj. Pyesni miqtë që janë me ju dhe me siguri një në dy apo tre prej tyre do ketë në zinxhir shkronjat YKK.
Këto shkronja i përkasin prodhuesit më të madh të zinxhirëve në botë.
YKK është emri i një kompani japoneze të themeluar nga Tadao Yoshida, në vitin 1934, “Yoshida Kogyo Kabushikikaisa”,“Kompania e Limituar Yoshida”, e cila prodhon disa produkte, por zinxhirët e saj janë të përhapura në shumë vende.
YKK ka 114 kompani në 71 vende përreth botës dhe prodhon gjysmën e zinxhirëve në botë.
Në tregun e madh kinez ndërkaq janë zhvilluar disa prodhues zinxhirësh, ku më i fuqishmi është SBS Zipper.
Megjithatë kompania japoneze vazhdon të mbërthejë gjysmën e veshjeve në mbarë botën. Me shumë mundësi edhe xhinset tuaja.
Diskutime rreth kësaj post