Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi republikanët që nuk mbështesin përpjekjet më të fundit për të rrëzuar ligjin për shëndetësinë të njohur si Obamacare.
Gjatë një fjalimi në Alabama, Trump tha se senatorëve të partisë së tij që nuk votojnë për të rrëzuar obamacare i mungon guximi. Senatori Xhon McCain mbase i dha përpjekjeve të administratës një goditje fatale kur tha se nuk mund të votonte për planin e Trump në shëndetësi. Presidenti e shprehu qartë zhgënjimin e tij me senatorin veteran.
“Më dhanë një listë me 10 senatorë republikanë që do të votonin kundër. John McCain nuk ishte në listë dhe vota e tij ishte e papritur, e tmerrshme”, tha ai.
Megjithatë Trump premtoi se do të arrijë ta rrëzojë Omabacare sic kishte premtuar. republikanëve i duhen 50 vota në senat për këtë dhe megjithëse kanë 52, nuk ia dalin dot për shkak se disa senatorë nuk janë dakord. Mes tyre më i rëndësishmi McCain, i cili tha se ligji për shëndetësinë prek kaq shumë jetë dhe ka nevojë për qasje bipartizane.
Senatori veteran tha se duhet rënë dakord për një reformë të mbeshtetur edhe nga demokratët, pasi ligji për shëndetësinë s’mund të ndryshohet sa herë ndryshojnë administratat.
Duket se tashmë republikanët duhet të kthehen në tryezën e projektimin e tia nisin nga fillimi, pasi plani aktual ka hyrë në një rrugë qorre.
Diskutime rreth kësaj post