Të marrësh një gjobë me vlerë që varion mbi 5 mijë lekë nga policia rrugore mund të kushtojë shumë jo vetëm në aspektin financiar.
Burokraci pa fund për të dalë në komision, radhë të gjata dhe sorollatje për disa ditë deri sa të mbarosh punë.
Sipas ekspertëve, shkrirja e këtyre komisioneve që janë kthyer në makth për qytetarët është një vendim i vonuar në kushtet kur prej disa vitesh funksionon Gjykata Administrative.
“Fakti që tek ne është ndërtuar Gjykata Administrative do të ishte mirë që të gjitha këto funksione të mos dubloheshin. Kur nuk kemi disa institucione nuk kemi sorollatje të qytetarëve dhe kjo do të ishte pozitive”, deklaron Artur Sulçe, ekspert i policisë rrugore.
E çuditshme, por policia mund t’ju çojë në komision edhe për një shkelje që nuk parashikohet fare në Kodin Rrugor.
“Në Kodin Rrugor nuk ka një dispozitë të tillë dhe nuk mund të penalizosh drejtuesin. Në disa raste drejtuesit e kanë cuar çështjen në gjyq dhe kanë fituar”, thotë Sulçe.
Diskutime rreth kësaj post