Sherri midis Nejmarit dhe Edinson Kavanit nuk la jashtë kritikës edhe mbrojtësin brazilian Dani Alvesh, i cili ishte i pari që kapi topin sepse dëshironte që penalltinë ta gjuante Nejmar. Situata më pas precipitoi keqas, sepse Nejmar e Kavani u përfshinë fillimisht nga debati e më pas në dhomat e zhveshjes edhe nga përplasjet fizike.
uke parë këtë situatë, në skenë është rikthyer sërish Alvesh, i cili rikthen harmoninë në radhët e Paris Saint Germain. Debati dhe tensioni që përfshiu klubin parizien, pas përplasjes mes Edinson Kavani dhe Nejmar se cili prej tyre do ta godasë 11-metërshin, mesa duket është një kapitull i mbyllur dhe në radhët e skuadrës është rikthyer sërish harmonia.
Ai që ka menduar për të risjellur paqen ka qenë pikërisht personi që vendosi dhe se kush do ta godiste penalltinë, Dani Alvesh. Braziliani, i cili tashmë konsiderohet dhe si lider në dhomat e zhveshjes së parizienëve, ka organizuar një darkë, në një restorant pranë “Harkut të Triufmit”.
Darka ashtu edhe siç është zakon për shumë klube, u realizuar për ta bashkuar akoma edhe më shumë ekipin, ku përpara i pret një sezoni të gjatë dhe me shumë pretendime. Ky organizim nuk ishte i rastësishëm sepse vjen vetëm pak ditë më pas, debatit që përfshiu dy sulmuesit, në mënyrë që këta dy të fundit të sqarohen me njëri tjetrin dhe ta hedhin pas krahëve këtë moment dhe PSG t’i rikthehet sërish harmonia.
Diskutime rreth kësaj post