Kreu i Bashkisë Tiranë ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” të enjten mbrëma ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe publikut. Erion Veliaj ndër të tjera tha se ka dy qytete që janë “numër nëj” në Shqipëri, dhe të cilët i ka zili.
Ai pranoi se sa i përket eliminimit të mbetjeve, Elbasani është një shembull model. Madje Veliaj konfirmoi se shumë shpejt do të dërgojë të gjithë Këshillin Bashkiak të Tiranës në Elbasan për të vizituar impiantin e mbetjeve në qytetin fqinj.
Po ashtu, Korça është një tjetër shembull që duhet ta marrë Tirana. Sipas Veliaht, qyteti i Korçës ka një sistem uji të pijshëm të lakmueshëm. Kjo, pasi qyteti juglindor furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, gjë e cila i mungon Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post