Dy shqiptarë të Maqedonisë u vunë në pranga në portin e Durrësit, pasi rezultoi se ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase për vjedhje me armë.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës mbrëmjen e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar Port- Durrës kanë bërë të mundur kapjen e A. Hasani 30 vjeç, dhe A.Beluri 33 vjeç, të dy banues në Maqedoni.
Prokuroria e Gostivarit/ Maqedoni, më datë 10 korrik të këtij viti, ka nxjerrë urdhër arresti me burg ndaj tyre për veprën penale” Vjedhje me armë” sipas nenit 237 të Kodit Penal Maqedonas.
Diskutime rreth kësaj post