Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pasditen e sotme. Mësohet se tre të mitur kanë humbur jetën për shkak të një zjarri të rënë.
Burime nga Durrësi thonë se tre viktimat janë trinjakë të moshës 3-vjeçare. Zjarri mësohet të ketë rënë në banesën e shtetasit G.K rreth orës 17:30. Ngjarja ka ndodhur në Rromanat.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në shtëpinë përdhese.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30, në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post