Një shqiptar në moshë të re, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor San Giusto-Foglizzo.
Viktimë ka mbetur 28-vjeçari Klodjan Kertalli, i cili gjeti vdekjen pas daljes së makinës së tij nga rruga.
I ndjeri banonte në zonën e San Giusto, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Volvo V40’, kur u përplas me një furgon të drejtuar nga një italian, i cili nuk pësoi dëmtime nga aksidenti.
28-vjeçari u dërgua në spitalin e Chivasso, ku gjeti vdekjen pak më vonë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post