Të kesh një papagall në shtëpi, jo gjithmonë është e këndshme. Kujdes, ata mund të jenë spiunët më të rrezikshëm sesa njerëzit.
Kështu ka ndodhur edhe me një burrë, i cili mendoi se ishte vetëm në shtëpi dhe përfitoi për të bërë seks me kamarieren.
Ngjarja ka ndodhur në Kuvajt ku tradhëtia është e ndëshkueshme dhe me burg. Papagalli “spiun” kishte filluar të thoshte fjalë të cilat e zonja e shtëpisë nuk i kishte dëgjuar prej shumë kohësh.
Atëherë gruaja ka marrë papagallin dhe e ka çuar në polici si provë që do ta çonin burrin prapa hekurave.
Fati i burrit ishte se autoritetet deklaruan se fjalët e papagallit nuk mund të konsideroheshin provë, pasi zogu mund të kishte dëgjuar dhe riprodhuar ato fjalë ndoshta dhe nga televizori apo radio.
Në fakt gruaja kishte pasur dyshime se burri e tradhëtonte me kamarieren pasi sa herë që ajo shkonte në shtëpi burri tregonte shenja ankthi.
Nuk është hera e parë që papagalli fliste shumë. Në 2006 një papagall i zbuloi një gruaje lidhjen që kishte me një person tjetër, kur para të fejuarit të saj me emrin Kris papagalli thërriste, “të dua Gary”.
Diskutime rreth kësaj post