Një 30 vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga të policisë, pasi ka grabitur një punonjës të një kazinoje.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Drilon Niko, 30 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në mbrëmjen e datës 14.09.2017, ky shtetas nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të një kazinoje të kryeqytetit një shumë lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139 dhe 279 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post