Lulzim Basha humbet mbështetjen e Sali Berishës, brenda Partisë Demokratike. Ish-kryeministri në një intervistë për gazetarin Çim Peka ka thënë se është e papranueshme që Basha ka lënë jashtë Kuvendit disa emra.
Po sipas Berishës, lista e deputetëve nuk është e PD-së por e vetë Lulzim Bashës.
“Këshilltaret e Lulzim Bashës janë mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë”, ka thënë Berisha, sipas vetë gazetarit.
Po ashtu Berisha ka treguar se ka dalë kundër deklaratave të Ervin Salianjit dhe Grida Dumës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me votimin e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, që mori dhe dy vota pro të demokratëve.
Vlen të kujtojmë se jashtë listës Basha mbetën jashtë emra të njohur të PD-së, themelues të saj, si: Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, etj.
Diskutime rreth kësaj post