Pjesë armësh luftarake janë gjetur nga policia në Pikën e Kalimit Kufitarë në Rinas.
Sipas policisë pjesët e armëve u gjetën gjatë skanimit të tre pakove postare, pronarët e të cilave nuk dihen ende.
Në një lidhje telefonike për Repor Tv, gazetari Arsen Rusa, tha bëhet fjalë për tre armë automatik, të cilët nëse do të montoheshin ishin funksionalë.
Dërgesa është bërë nga Durrësi, dhe personi që i ka dërguar është gjithashtu nga Durrësi.
Adresat e dërguesit dhe marrësit janë fiktive, ndërsa tani po shihet nëse nga kjo adresë fiktive në Durrës a janë bërë më parë dërgesa të tilla.
Sipas hetuesve kjo është bërë nga një grup mjaft i sofistikuar.
Destinacion ishte Greqia, nis hetime në 3 shtete
Mendohet se destinacioni i pakove ishte Anglia, por ka edhe dyshime se Anglia mund të jetë përdorur për të fshehur gjurmët, ndërsa destinacioni i vërtetë të ketë qenë Greqia.
Menjëherë pas zbulimit të këtyre armëve, nga Policia Kufitare, oficerët e Doganës dhe ata të sigurisë së Aeroportit “Nënë Tereza”, ka nisur një hetim i përbashkët mes tri shteteve për identifikimin e autorëve.
Burimet thanë se, përveç prokurorisë tonë, në hetim është përfshirë edhe Prokuroria greke dhe ajo e Anglisë. Ndërsa po kryhen hetime intensive edhe nga Drejtoria e Antiterrorit, e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rinas
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash.
Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.
Diskutime rreth kësaj post