Nga Andrea Kristo / Lajme.al
Sali Berisha nuk mund të marrë me vete e të “zhdukë” dhe poshtërsitë, krimet dhe qëndrimet e tij antishqiptare, të cilat i ka realizuar me devocion dhe si “misionar” për të shkatërruar Shqipërinë e për të bllokuar integrimin e vendit në BE. Nuk ka më asnjë dyshim, që Sali Berisha në këto 23 vite post-komuniste, nuk ka punuar për interesat kombëtare të Shqipërisë, por për interesat e Serbisë dhe të Greqisë, madje edhe të disa shteteve të të tjera, të cilat kanë bllokuar zhvillimet shqiptare e nuk kanë njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Këtë mision ka pasur Sali Berisha jo vetëm në këto 22 vjet, por edhe që prej rinisë së tij, kur u bë dhëndër-kollovar serb, i një çifti kolonelësh të “UDB”, të quajtur Rexhep e Milica Ramoviç. Dhe këtë mision, Sali Berisha e ka realizuar me devocion e përkushtim, duke mbajtur peng Shqipërinë, jo vetëm kur ishte në opozitë, por edhe gjatë 13 viteve që ishte në pushtet absolut. Sali Berisha ka dhënë shumë prova me kontribute ligjore, politike e diplomatike brenda e jashtë Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se ky politikan e shtetar i lartë, nuk ka pasur mision shërbimet ndaj Shqipërisë, vendit të cilit i përket me gjendje civile, por ka pasur detyrime shërbimesh anti-shqiptare, ndaj atyre që e kanë rekrutuar dhe e kanë mbështetur aktivisht, për të ardhur e për të qëndruar në pushtet, politikë e qeverisje për 23 vite, qysh prej vitit 1990.
Dy janë shtetet të cilave, anti-shqiptari Sali Berisha u ka shërbyer me devotshmëri, duke sakrifikuar edhe moralin e pushtetin: Serbia dhe Greqia. Në detyrim të këtyre shërbimeve, kreu i PD Sali Berisha, ftoi brenda selisë së PD dhe u takua e bëri pazare antishqiptare me lobisitin antishqiptar, simbolin ne “Vorio-Epirit” Nikolas Geixh. Në zbatim të urdhrave të shërbimeve sekrete greke “ASFALI”, misionari anti-shqiptar Sali Berisha, bëri pjesë të qeverisë e të PD misionarë grekë, duke i graduar deputetë, ministra, anëtarë kryesie të PD, këshilltarë në presidencë, shefa shërbimesh, SHIK, drejtorë në dogana, shefa informacioni në diplomaci, gjeneralë në ushtri e në polici.
Ja 30 shërbimet serbo-greke të Sali Berishës, në 23 vjet politikë e pushtet
1. Sali Berisha, bëri ligj dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do të jetë nën varësinë e Kishës Autqefale Greke, me drejtues të përhershëm Klerik Grek dhe me shërbesa në gjuhën Greke”. Me këtë dekret, Saliu zhduku dhe shkriu Kishën Autoqefale Shqiptare brenda Kishës Autoqefale Greke, duke “pagëzuar” si Kryepeshkop Grek në Shqipëri, anti-shqiptarin e përbetuar “Vorio-Epirit” Anastasios Janullatos, pasuesin më besnik e më agresiv të ish-klerikut shovinist grek anti-shqiptar, Sebastianos, duke ia falur Kishën Autoqefale Greqisë.
2. Sali Berisha, duke përdorur si maskë Ligjin Agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare, për familjet minoritare greke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”, madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre territoreve shqiptare edhe në kadastrat pronësore greke.
3. Sali Berisha, mbi bazën e një pakti me qeverinë greke në nëntor 1992, futi në veprim skemën e shkatërrimit të ekonomisë kombëtare me mbyllje ndërmarrjesh të mëdha dhe asfiksimin e bujqësisë shqiptare, duke detyruar “krahun” e punës prej 700 mijë shqiptarësh, të nisen e të punojnë si skllevër për “1 copë bukë” në bujqësinë, turizmin dhe ekonominë greke.
4. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinë në janar 1992, firmosi që të mos kundërshtonte futjen e shoqatës “OMONIA”, si grup parlamentar në kuvend dhe të mos i kundërvihej platformës së saj shoviniste ligjvënëse antishqiptare e pro-greke, pas pazareve me Greqinë që në vitin 1993, ka bërë ligj futjen në Shqipëri të Arsimit të Lartë Grek, duke dekretuar ngritje fakultetesh greke edhe brenda strukturës së Sistemit Universitar Shtetëror Shqiptar.
5. Sali Berisha, pas një pakti të bërë më Greqinë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ndërtimin e varrezave e lapidarëve grekë në “hartën” e Vorio-Epirit, duke ligjëruar kështu pretendimin grek, se të vrarët në luftën italo-greke në Shqipëri, ishin “çlirimtar të atdheut të tyre, pra të trojeve greke (Vorio-Epirit) në jug të Shqipërisë”, kur në fakt ishin pushtues të Shqipërisë si fashistët e nazistët.
6. Sali Berisha, sipas një pakti me Greqinë në vitin 1994, në vijim të skemës për përfaqësimin e dhe futjen e Greqisë në gjithë pushtetet, shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, bëri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sistemit bankar shqiptar dhe instalimin në Shqipëri të sistemit bankar grek.
7. Sali Berisha, sipas pazareve me Greqinë, bllokoi e shkatërroi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoji e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndërtues dhe të hidrokarbureve greke.
8. Sali Berisha, pas pazaresh të bëra me grekët në vitin 1994, kur u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosi në prezencë të ish-presidentëve Klinton, Glikorov, Zheliev dhe Ozal, për devijimin e “vijës” së këtij Korridori në Selanik, në favor të grekëve, devijim që nisi procedurat në vitin 1995, me hartimin e projekteve, duke e lënë Shqipërinë jashtë këtij korridori gjigand.
9. Sali Berisha, sipas një pazari me grekët në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhës zyrtare greke në institucionet, rrugët, transportin rrugor (tabelat), certifikatat e gjendjes civile, shkollat, shërbimet publike etj, në të gjithë territorin shqiptar, ku kishte qoftë edhe “8-10 familje” minoritare greke, duke pranuar të shtyhej deri në vitin 2000, hapja e shkollave shqipe në Greqi për emigrantët shqiptarë.
10. Sali Berisha, sipas një pakti me qeverinë greke të bërë në vitin 1993, bëri ligj dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo që e kërkonte Greqia, madje dhe në ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por që minoritarë grekë kishin punuar disa vite si mësues, shoferë, berberë, oficerë e sigurimsa.
11. Sali Berisha, pas takimit me Nikolas Geixh në vitin 2006, në selinë e PD dhe në vilën qeveritare në Vlorë, konfirmoi Himarën si “troje, si zonë e popull grek”, duke dalë publikisht, përkrah flamurit grek e parullës: “HIMARA-GREKE” dhe në krahë të 3 deputetëve grekë, që mbanin fjalime për Vorio-Epirin, duke bërë koalicion paraelektoral zgjedhor për pushtetin lokal me “OMONIAN” në shkurt 2007.
12. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinë në vitin 1993, pranoi të hesht e të mos thotë asnjë fjalë për çështjen “Çame”, për pronat, trojet, gjuhën, memorialet çame dhe gjenocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar në parlament shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutës së shtetit shqiptar, për kërkimin dhe kthimin e të drejtave të çamëve.
13. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë e Rumaninë, bëri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemën anti-shqiptare greko-serbe, për të rritur fiktivisht numrin minoriteteve e të popullsive të tyre, me qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar, për ta kthyer Shqipërinë në “Vend Multi-etnik” pa ekzistencën e popullsisë bazë shqiptarët.
14. Sali Berisha, në 15 shtator të vitit 1993, me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, nënshkroi marrëveshjen kriminale me Milosheviçin, për furnizimin e Serbisë me karburante e armë, ndërkohë që Serbia kishte nisur dhe po vazhdonte përgjakshëm genocidin spastrues etnik të shqiptarëve në Kosovë, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA dhe ndërkombëtarët.
15. Sali Berisha, me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, Sali Berisha zbatoi urdhërin e Milosheviçit për të zbuluar, kapur e asgjësuar drejtuesit e UÇK që kryenin veprimtari nga Shqipëria, duke e realizuar këtë “akt patriotik” nëpërmjet SHIK-ut.
16. Sali Berisha pranoi dhe realizoi takimin me krye mafiozin krye terrorist serb, anti-shqiptarin Arkan dhe presidentin serb Slobodan Milosheviç, për të ndërtuar politika e veprimtari të përbashkëta unike, kundër pavarësisë së Kosovës dhe sabotimin e luftës çlirimtare të UÇK.
17. Sali Berisha, i vetëshpalluri “patriot”, doli hapur publikisht kundër marrëveshjes së “Rambujesë” duke bërë deklarata në favor të genocidit, interesave e politikave anti-shqiptare serbe, ndërkohë që Kosovën e mbështetën gjithë aleatët ndërkombëtarë.
18. Sali Berisha, në emër të “patriotizmit” e “atdhetarizmit”, ia ka dhënë firmave serbe gjithë tenderët e blerjes, shitjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.
19. Kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha, ka marrë vendim që gjithë sistemin e ndërtimit të TEC-ve, t’ia jap serbit anti-shqiptar Damir Fazlliç, duke nxjerr jashtë loje kompanitë investuese e ndërtuese shqiptare.
20. Sali Berisha, me pushtetin e tij absolut si kryeministër, emëroi serbin anti-shqiptar Damir Fazlliç, si anëtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, me të drejtë të plotë për të marrë e kontrolluar çdo informacion mbi zhvillimet apo sekretet që lidhen me sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
21. Sali Berisha, ende pa u kthyer në pushtet në vitin 2005, me porosinë e shërbimeve sekrete serbe, futi në PD, në politikën shqiptare dhe në kupolën e qeverisë, eksponentin pro-serb Lulëzim Basha, i cili në bashkëveprim me shërbimet sekrete serbe, ka përgatitur sipas platformës serbe dosjet hetimore për arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesve e luftëtarëve të UÇK.
22. Sali Berisha, me fuqinë e pushtetit absolut si kryeministër, në këto 8 vite vjet pushtet, pengoi futjen e prodhimeve kosovare në Shqipëri e ato shqiptare në Kosovë, ndërkohë që ka lënë të lirë tregun shqiptar për prodhimet serbe.
23. Sali Berisha, urdhëroi në 26 nëntor 2011, firmosjen e marrëveshjes me Rusinë, sipas të cilës Shqipëria përfshihet në “grupin” ruso-ballkanik të drejtuar nga Serbia, me objeksion kontrollin e zhvillimeve të pavarësisë në Kosovë, maskuar ky kontroll bllokues mbi Kosovën, nën dekorin fals të gjoja ”luftës rajonale kundër drogës”.
24. Sali Berisha, me misionin për t’i shërbyer Greqisë, kryeministri inskenoi fshehtas shqiptarëve dhe bëri ligj paktin antikombëtar, për t’u falur grekëve ujërat territoriale detare shqiptare.
25. Sali Berisha, me misionin anti-shqiptar për të ç’kombëtarizuar shqiptarët, inskenoi fshehtas shqiptarëve dhe bëri ligj regjistrimin e popullsisë shqiptare sipas kombësisë e fesë, për të legalizuar botërisht e kushtetueshmërisht, shtimin fiktiv të popullsive të minoritetit grek, serb, maqedanas, rumunë, bullgarë, malazezë në Shqipëri, me objeksion kthimin e Shqipërisë, në shtet multi-etnik.
26. Sali Berisha, me misionin anti-shqiptar për të shkatërruar vendin, në bashkëveprim me mafien italo-serbe, inskenoi dhe miratoi ligjin për kthimin e Shqipërisë në depozitë dhe super fabrikë përpunuese të plehrave të botës, duke bashkëpunuar me grupet mafioze rajonale “CAMORRA” dhe NDRAGHETA” .
27. Sali Berisha, në emër të “atdhetarizmit” e “patriotizmit” ndaj Shqipërisë e Kosovës, bllokoi projektin për ndërtimin e linjës 400-kilovoltë të inter-konjeksionit energjetik Kosovë-Shqipëri, duke i dhënë Serbisë monopolin e tregut të energjisë në Kosovë e në rajon.
28. Kryeministri Sali Berisha, në emër të “atdhetarizmit e “patriotizmit” si shqiptar, u shiti ortakëve, miqve të tij që e mbajnë në pushtet dhe grupeve të huaja mafioze pasuritë kombëtare, nën politikën plaçkitëse “Shqipëria 1 euro”, duke i dhënë këto në formë koncensionesh e privatizimesh kriminale.
29. Sali Berisha, në 8 vite pushtet, por edhe në 5 vitet e sundimit 1992-1997, zbatoi platformë qeverisëse dhe politika ekstra regresive, duke bllokuar 3 herë Statusin e Shqipërisë si vend kandidat në BE, ndërkohë që shprehu kënaqësi të madhe dhe përshëndeti marrjen e këtij Statusi prej Serbisë.
30. Sali Berisha, në pushtetin e tij të viteve 1992-1997 ka miratuar 345 ligje pro interesave serbe-greke dhe 975 ligje pro serbe-greke për energjinë, kufijtë, shtetësinë, etninë, fenë, bankat, arsimin, tregtinë dhe monopolet.
Diskutime rreth kësaj post