Policia greke e Janinës, në bashkëpunim me forcat e kufirit të Konicës kanë arrestuar në zonën pyjore në Delvinaki një 37-vjeçar shqiptar, me akuzën për trafikimin e lëndëve narkotike dhe të armëve.
Gjatë një operacioni të koordinuar në këtë zonë, 37-vjeçarit që ka kaluar kufirin shqiptar i janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale një sasi kanabisi prej 49 kg, e vendosur në 12 pako në 3 çanta, si dhe një automatik kallashnikov me bajonetë dhe karikator me 29 fishekë.
Gjithashtu, shtetasit shqiptar që kishte hyrë ilegalisht në Greqi i janë konfiskuar edhe dy telefona celularë.
I arrestuari është çuar menjëherë në Prokurorinë e Janinës, ndërsa ka filluar edhe hetimi paraprak që po kryhet nga Departamenti i Policisë së qytetit, për të gjetur edhe bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të 37-vjeçarit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post