Ujërat e ngrohta si pasojë e ndryshimeve klimatike mund të tkurrin madhësinë e peshkut nga 20 deri në 30 për qind, ka pohuar një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e British Columbia.
Në një deklaratë të hënën, bashkëautori William Cheung tha se peshqit, si kafshë me gjak të ftohtë nuk ishin në gjendje të rregullonin temperaturën e trupit të tyre.
Kur uji në të cilin ata ndodhen bëhet më i ngrohtë, metabolizmi I tyre përshpejtohet dhe ata kërkojnë më shumë oksigjen për të mbështetur funksionet e trupit të tyre.
“Ka një pikë ku velëzat nuk mund të sigurojnë oksigjen të mjaftueshëm për një trup më të madh, kështu që peshqit ndalojnë procesin e rritjes, shtoi Cheung.
Autori kryesor Daniel Pauly tha se kur peshqit rriten në moshë madhore, masa e trupit të tyre bëhet më e madhe dhe kërkesa për më shumë oksigjen rritet.
Sipërfaqja e velëzave, ku oksigjeni mblidhet nuk rritet me të njëjtin ritëm si pjesa tjetër e trupit. Pauly e përshkroi këtë si “teorinë e kufizimit të oksigjenit”.
Ndikimet e ndryshimeve klimatike tashmë po ndihen në disa kafshë. Si te arinjtë polar ashtu edhe në shumë kafshë të tjera të cilat janë bërë shumë të ndjeshme ndaj një klime që ndryshon.
Diskutime rreth kësaj post