Shtetasi shqiptar, Shpresim Bajraktari, i dyshuar si shkaktari i një aksidenti fatal i cili ndodhi 10 ditë më përpara në Bar të Malit të Zi, është vendosur nën masën e arrestit për 30 ditë nga Institucioni i Burgjeve për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (ZIKS) në qytetin malazez Spuž.
Ndalimi i Barjaktarit u vendos gjatë seancës paraprake nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Podgoricës, Vladimir Novoviç, për shkak të rrezikut se ai mund të arratisej nga Mali i Zi.
Gjatë seancës paraprake të së mërkurës (17 gusht) gjykata urdhëroi burgosjen e Bajraktarit. Avokati ligjor dhe shokët e tij nga Shqipëria ishin të pranishëm në gjykatë.
Siç parashikohet, ai do të gjykohet për shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit në Mal të Zi, dhe mund të dënohet deri në 5 vite heqje lirie.
Bajraktari është i dyshuari kryesor i Prokurorisë së Lartë të Malit të Zi, që me 11 gusht, gjatë të hënës në mbrëmje, rreth orës 23:10, ishte i përfshirë një një aksident rrugor serioz. Shoqëruesi i tij në makinën tip “Porshe panamera”, Enes Rama, 29 vjeç, ka humbur jetën në aksident.
Makina në të cilën ishin duke udhëtuar 4 qytetarë shqiptarë, po lëvizte në një ndër rrugët më të rëndësishme në Bar, kur u përplas me makinën tip “Tyota yaris” me targa malazeze.
Nga përplasja e fuqishme, pjesa e përparme e makinës “Toyota”, e cila përfundoi në ishullin mes dy bulevardeve, u shkatërrua, ndërsa makina “Porsche”, u rrotulluar disa herë dhe përfundoi në lëndinën përpara një supermarketi.
Investigimi u krye nga pjesëtarët e policisë, pas urdhërit nga prokurori i shtetit nga Bari, Radmila Gacevic. Në fillim mendohej se automjeti tip “Porsche” po drejtohej nga Enes Rama, por hetimet zbuluan se shoferi i automjetit në momentin e aksidentit ishte Shpresim Barjaktari.
Në makinë me Bajraktari dhe Ramën ishte edhe Robert Rexha nga Tirana, të cilit iu shkaktuan plagë të rënda në trup gjatë aksidentit. Gjithashtu mësohet që në makinë të ketë qenë edhe një grua e quajtur Reselinda, por autoritetet malazeze akoma nuk janë të sigurtë për identitetin e saj.
Rexha u transportua urgjentësisht në klinikën qendrore të Podgoricës dhe u vendos nën kujdes të veçantë nga ana e mjekëve. Reselinda nuk kishte pësuar dëmtime serioze, por gjithashtu ndodhet në spital për mjekimet e nevojshme.
Shpresim Bajraktari njihet publikisht si partneri i një prej aksionerëve të Top Media, Vjollca Hoxha, gjithashtu edhe si kunati i Lori Hoxhës.
Në makinën e dytë tip “Toyota”, në momentin e përplasjes kishte brenda tre persona nga Bari i Malit të Zi, të cilët pësuan dëmtime të lehta.
Çështja është marrë nën hetim nga Zoran Vuçiniç, Zëvendës Prokurori i Shtetit në Podgoricë.
Diskutime rreth kësaj post