Një çantë e ‘dyshimte’ e lënë në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë ka alarmuar policine. Pas kontrollit te forcave xheniere ka rezultuar se çanta nuk kishte lende eksplozive, por vetem rroba.
Mesohet se canta eshte harruar ne rruge nga nje grua e moshuar.
Forcat xheniere kanë realizuar hapjen e çantës së dyshimtë, e cila rezultoi të ishte një çantë e lënë në rrugë, brenda të cilës nuk kishte asnjë lëndë e cila mund të paraqiste rrezik për qytetarët.
Çanta është gjetur nga qytetarët në një stacion autobusi dhe kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë.
Pak metra larg vendit ku është gjetur çanta, ndodhet edhe Komisariati i Policisë Nr.2.
Diskutime rreth kësaj post