Nga Ardit Rada
Ish-kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, eshte ndare sot nga jeta. Nuk do ta beja kete postim nese nuk do te me surprizonte para me shume se nje viti zgjedhja e tij pas largimit nga politika. Njeriu qe drejtoi Kosoven 2002-2004, sherbeu si kirurg ne Spitalin e Mitrovices, rikthim ne profesion ky qe habiti jo vetem pacientet.
Vete Rexhepi do ta justifikonte kete zgjedhje jo vetem si pasion, por edhe nevoje per te marre nje rroge. Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshem u pa vitet e fundit me perparese te bardhe. Perse e bej kete postim? Pervecse nje homazh per Rexhepin, ai dha nje shembull aspak te njohur per nje ish-kryeminister shqiptar.
Madje madje, tek ne edhe deputetet kur dalin nga politika ose hapin universitete private, ose kercenojne grate. Megjithate, perballe Rexhepit qendron rasti i Berishes. Një tjetër ish kryeministër mjek qe njihet si një kardiolog i mirë, ose të paktën ka qenë i tillë.
Por ndryshe nga Rexhepi, Berisha ka 25 vite në politikë dhe pasi ka dorëzuar detyrën e ish-kryeministrit as e ka pasur ndonjehere në plan fare t’i rikthehet profesionit.
Berisha ka zgjedhur të merret me Facebook dhe të përmendë nga A te ZH të gjithë familjarët e kundërshtarëve të tij dhe të mbajë në gojë këdo që ia raporton ‘qytetari dixhital’.
E shpjegova me lart, se rasti i te ndjerit nuk eshte per t’u perdorur si argument politik, por eshte nje shembull i pazakonte me cfare na kane pare syte deri me sot.
Ngushellime dhe respekt per Bajram Rexhepin!
Diskutime rreth kësaj post